Mobi Casa

Kërcënimet hibride për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Bekim Thaqi – Kërcënimet hibride përbëjnë llojllojshmëri të metodave dhe veprimtarive të ndryshme që synojnë cenueshmërinë e kundërshtarit/ shtetit me qëllim të dobësimit afatgjatë të tij.

Dobësimi mund të krijohet nga shumë gjëra, duke përfshirë kujtesën historike ( largimi i vëmendjes nga gabimet dhe kundërshtarët e mëparshëm dhe të menduarit proaktiv) legjislacionin (dobësimi i zbatueshmërisë së ligjeve/ në letër gjithçka është në rregull por në praktikë zbatimi është i mangët), praktikat e vjetra, faktorët gjeostrategjikë, polarizimin e fortë të shoqërisë( shoqëria është aq e polarizuar saqë merret me çështje dytësore dhe tretësire dhe nuk merret me çështjet primare dhe vitale për shtetin), disavantazhet teknologjike ose ndryshimet ideologjike.

Ne jetojmë në një epokë të kërcënimeve hibride. Ka aktorë me interesa të ndryshme që po sfidojnë vendin dhe institucionet që ata i shohin si një kërcënim, kundërshtar ose konkurrent për interesat dhe qëllimet e tyre.

ARKATANA

Gama e metodave dhe veprimtarive është e gjerë, duke përfshirë: ndikimin e informacionit,lajmet e rrejshme që kanë targete të caktuara, shfrytëzimin e situatës së brishtë politike, propagandën e ndryshme; shantazhe të lidhura me ekonominë dhe tregtinë; pasiguria në rritje etj.

Nëse interesat dhe qëllimet e përdoruesit të metodave dhe veprimtarisë hibride nuk arrihen, situata mund të përshkallëzohet në veprime ma konkrete të atyre që përdorin këto metoda.

Kosova si një shtet i ri duhet të zhvillojë strategji dhe veprime të caktuara kundër kërcënimeve të tilla dhe duhet që sa më parë të formojë institucionet në mënyrë që të mbyllen të gjitha hapësirat që mund të shfrytëzohen nga ata të cilët përdorin taktika hibride./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.