UBT

Keranov: Integrimi i Kosovës është kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Bullgarisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke vlerësuar se stabiliteti i Kosovës dhe integrimi i saj evropian janë faktorë kyç për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Në një analizë të përqendruar te demokracia, kapja e shtetit dhe ndikimi rus e kinez në Evropën Qendrore dhe Lindore, Keranov theksoi se marrëdhëniet mes Sofjes, Tiranës dhe Prishtinës janë të veçanta në rajon, pasi nuk rëndohen nga mosmarrëveshje territoriale apo konflikte historike.

“Marrëdhëniet e Bullgarisë me Shqipërinë dhe Kosovën janë unike në Ballkan. Ato nuk janë të ngarkuara nga mosmarrëveshje territoriale, pretendime historike konkurruese apo konflikte dypalëshe. Kjo i jep Sofjes, Tiranës dhe Prishtinës hapësirë politike për bashkëpunim që është i rrallë në rajon”, shkroi Keranov.

Ai rikujtoi se Bullgaria e njohu pavarësinë e Kosovës më 20 mars 2008, ngriti më pas zyrën ndërlidhëse në Prishtinë në nivel ambasade dhe ka mbështetur vazhdimisht pjesëmarrjen e Kosovës në organizata dhe forume rajonale e ndërkombëtare.

Sipas tij, një Kosovë e qëndrueshme dhe demokratike është pjesë e rëndësishme e arkitekturës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Keranov vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se ato mbështeten në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit të vitit 1993, si dhe në njohjen nga Shqipëria të pakicës bullgare përmes ligjit për pakicat kombëtare të miratuar në vitin 2017. Sipas tij, ky kuadër krijon bazë ligjore për mbrojtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës bullgare.

Uji Dea

Ai argumentoi se zhvillimet aktuale krijojnë mundësinë që këto marrëdhënie pozitive të shndërrohen në një partneritet më të strukturuar dhe strategjik.

Duke folur për procesin e integrimit evropian, Keranov tha se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova ndodhet në një fazë tjetër të procesit, pasi aplikoi për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.

Ai theksoi se aplikimi i Kosovës ende pret që Këshilli i Bashkimit Evropian t’i kërkojë Komisionit Evropian hartimin e një opinioni, hap i domosdoshëm për avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit.

Megjithatë, Keranov e cilësoi liberalizimin e vizave, që u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen që nga janari i vitit 2024, si një arritje të rëndësishme në rrugën evropiane të vendit.

“Bullgaria nuk duhet t’i trajtojë Shqipërinë dhe Kosovën si një çështje të vetme politike. Shqipëria është një vend kandidat që po hyn në fazën më të vështirë të pranimit, ku përputhja me rregullat e BE-së duhet të shoqërohet me kapacitete administrative, institucione efektive dhe zbatim të besueshëm”, tha ai.

Sa i përket Kosovës, Keranov vlerësoi se Prishtina ka nevojë për një qasje tjetër mbështetjeje, duke theksuar se përveç deklaratave politike, vendi ka nevojë për angazhim konkret institucional në mbështetje të perspektivës së saj evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.