Keqqeverisje totale

Nga Sokol Haziri – Terri na u është bërë mënyrë e jetesës. Jemi të vetmit jo vetëm në regjion po mbase edhe në Planetin tonë që vuajmë terrin e tmerrin në të gjitha sferat e jetës.
Kjo ka një emër, quhet Keqqeverisje. Edhe për këtë do gjejnë arsyetim tek qeverisja 20 vjeçare e të tjerëve. Ndërsa dëgjuam kohë më parë nga një eksponent i partisë në pushtet në krye të KOST-it gjersa thoshte se zhvillimi ekonomik është arsyeja e mungesës së energjisë elektrike.
Absurditet i llojit të vetë. Ukraina e sulmuar pareshtur, posaçërisht në asetet elektroenergjetike të saj nga agresori Rus, në kushte të tilla arrin që të mos na ngjaj ne.
Në vend te fokusimit tek gjendja e rëndë në të gjitha sferat e jetës, këta merren me krijimin e panikut tek njerëzit, se do na sulmoj Serbia, thuajse NATO me trupat e saj këtu është soditese e jo garantuese e sigurisë për Kosovën.
Pa përjashtuar këtu vigjilencën dhe potencialin e akterëve vendor të sigurisë. Nuk kam besuar kurrë që mundë të mashtrohemi kaq keq, që të mos e shohim gjendjen reale ku jemi katandisur.
Pa zhvillim ekonomik, me rënie drastike të mirëqenies sociale ( duke u dhënë “Vitra” ndonjëherë), me sanksione nga bashkësia ndërkombëtare, me prishje apo ftohje të raporteve me miqtë tanë ndërkombëtar pa të cilët është i pamundshëm ekzistimi ynë si shtet, me raporte të pa qëndrueshme me Shqipërinë, pa asnjë njohje të re për Kosovën, në terr ketë mandat qeverisës, pa investime të prekshme kapitale infrastrukturore ( e ketë më së rëndi po e përjetojmë ne Gjilani)
E sot ne Gjilanin, në terr e të mërdhirë, vjen Qeveria e vendit bashk me ketë lokalen për te festuar “Kënaqësinë e Fund vitit” diku atje në shesh që e kishin ndërtuar të tjerët.
Vërtet jo vetëm terr, por edhe tmerr.
Sokol Haziri Nënkryetar i AAK, dega në Gjilan