Hidromorava

Keqpërdorimi i ujit të pijshëm dënohet

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nëse uji i prodhuar do të shfrytëzohej në mënyrë racionale, të gjithë qytetarët që janë në rrjetë të ujësjellësit do të kishin ujë të mjaftueshëm ka thënë Xhelal Shabani.

Keqpërdorimi i ujit të pijshëm do të ndëshkohet sipas rregullores për Shërbime Publike komunale neni 160, me 50 € deri 150 €, kështu është thënë në konferencën e sotme për media, nga autoritetet komunale, të cilat përmes inspeksionit komunal dhe kompanisë publike të ujit “Hidromarava”, të mbështetur edhe nga Zyra regjionale e OSBE-së, kanë tërhequr vërejtjen konsumatorëve të ujit, ekonomive familjare, bizneseve, etj, që ta kursejnë maksimalisht ujin e pijshëm.

Në të kundërtën kanë thënë ata, do të kyçen nga rrjeti dhe do të ndëshkohen sipas rregullores në fuqi të Shërbimeve Publike Komunale.

Shefik Surdulli, nga zyra e kryetarit të komunës, ka thënë se me investime e mëdha që kemi bërë viteve të fundit, në komunën e Gjilanit kishim një stabilizim të mirë të ujit të pijes, nuk kishte më mungesë të ujit si më parë.

Mirëpo, kushtet e rënda klimatike që i ngjason të nxehtit afrikan, humbja e rrjedhjes së ujit për shkak të amortizimit të rrjetit, dhe keqpërdorimet tjera, kanë bërë që ne sot të tërheqim vëmendjen e qytetarëve që ta kursejnë maksimalisht ujin e pijes.

Këtë aktivitet po e mbështet edhe zyra Regjionale e OSBE-së përmes Ulrich Biffar, i cili në fjalën e tij tha se ne e mbështesim këtë iniciativë në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut .Përgjegjësia e qytetarëve është të mos e keqpërdorin ujin, sikundër që është e drejtë e tyre të informohen lidhur me gjendjen e ujit, sfidat etj.

Mobi Casa

Ndërkaq lidhur me gjendjen e ujit në komunën e Gjilanit, Xhelal Shabani, zyrtar i lartë financiar në KRU “Hidromorava”, ka thënë se uji po na keqpërdoret. Nga ajo që prodhon kompania, po të mos kishte keqpërdorim të ujit nga konsumatorët, fillimisht ka ujë të mjaftueshëm.

Kompania ka arritë të faturoj shpenzim të ujit nga qytetarët, vetëm 41 përqind, ndërsa 49 përqind të ujit të prodhuar, humbë. Nëse uji i prodhuar do të shfrytëzohej në mënyrë racionale, të gjithë qytetarët që janë në rrjetë të ujësjellësit do të kishin ujë të mjaftueshëm.

Keqpërdorimet më të mëdha të ujit të pijes janë nga pikat më të ulëta të qytetit. Keqpërdoruesit e ujit të pijes përditë vërehen, ata ujitin trotuarin, asfaltin, por problemi më i madh është tek ata që nuk mund ti vërejmë; ata që e ujisin kopshtin në oborret e tyre.

Dhe për shkak të këtij keqpërdorimi tani kemi ankesa të shumta të konsumatorëve të ujit të pijes në pikat me të larta të qytetarit, tek të cilat vërehet mungesë e ujit të pijes. Ndaj shpresojmë që nga kjo kampanjë qytetarët të vetëdijesohen dhe të mos abuzojnë me ujin në këtë kohë vape të madhe, ka thënë Shabani.

Nga Inspeksioni komunal, është paraqitur Muhamet Kastrati, i cili ka bërë me dije angazhimin dhe seriozitetin e inspeksionit komunal në lidhje me kontrollin sistematik për pengimin e keqpërdorimit të ujit të pijes, qoftë përmes kyçjeve ilegale qoftë përmes abuzimit me ujë të pijes. Ne do të jemi të detyruar, për shkak të kësaj gjendje të ujit, ti aplikojmë masat ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit të pijes, edhe pse dëshirojmë që të mos vije puna deri aty, ka thënë Kastrati. /rajonipress/