Eko Higjiena

Keqpërdorimet në punësime me kontrata fiktive në vepër nga ana e të parit të ekzekutivit komunal, nuk kanë të ndalur

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prej fillimit të ardhjes së tij në pushtet, kishte premtuar se do ti ndalte kontratat në vepër sepse sipas tij ishin të kundërligjshme. Jo vetëm se nuk veproi, por të gjithë sektorët e administratës komunale, duke përfshirë edhe Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, i stërmbushi me të punësuar me kontrata në vepër duke i rehatuar militantët e partisë së tij thuhet në reagimin e LDK-së dega në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Me datën 11.07.2023, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, sipas kërkesës për qasje në dokumente publike, ka siguruar një përgjigje nga Komuna për të punësuarit me kontrata në vepër, numri i të cilëve arrin 49, por që sipas LDK-së, qeverisja lokale nuk ka ofruar qasje të plotë dhe të saktë sepse numri i të punësuarve në këtë mënyrë është më i lartë.

Por jo vetëm kaq!
Abuzimet me punësime duke i keqpërdorur financat publike me kontrata fiktive në vepër, kulmojnë në kabinetin e Kryetarit të Komunës me 14 të punësuar, që bie ndesh me Udhëzimin Administrativ ( MAPL) Nr. 01/2018, ku saktë parashihet stafi i nevojshëm në Zyrën e Kryetarit të Komunës, pra jo më shumë se 4 zyrtarë mbështetës.

Mobi Casa

Përveç numrit të madh të të punësuarve, shumica e këtyre vendeve të punës në të gjithë sektorët janë në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë fushën e punësimit dhe sistematizimin e vendeve të punës.

Sipas përgjigjes që kemi siguruar nga Komuna, shumica e të punësuarve nuk kanë përgatitje superiore arsimore për vendet e punës që janë caktuar, pra kanë vetëm shkollim të mesëm apo kanë kualifikime jo adekuate për vendet e punës që i mbajnë. Kualifikimi ndryshe apo shkollimi i mesëm për disa vende të punës që janë caktuar, paraqesin shkelje serioze, cenojnë rëndë imazhin institucional dhe reflektojnë jashtëzakonisht keq gjatë ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve të Komunës.
Se sa janë të përgatitur, më së miri tregon fakti i shkresës – përgjigje e dhënë nga Komuna, gjegjësisht nga zyrtari përgjegjës, ku shihen një mori gabimesh drejtshkrimore të cilat mund t’i shihni në foto.

Veprimet e tilla janë të kundërligjshme, degraduese, jo llogaridhënëse, jo kompetente, jo profesionale dhe abuzim me financa publike, veprime që bien ndesh me parimet e mundësive të barabarta, meritës, integritetit dhe mosdiskriminimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, i bënë thirrje të parit të ekzekutivit komunal, z. Hyseni, që ta ndalojë këtë praktikë të punësimeve, përndryshe i ftojmë organet përgjegjëse t’i hetojnë ato!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.