Keq me LDK-në
LDK-ja ka filluar t’i “tregojë dhëmbët” në rolin e saj në opozitë.
Partia më e madhe opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon t’ia kërkojë dorëheqjen Atifete Jahjagës.
E kjo e fundit, ka nervozuar LDK-në, pasi ka dërguar letër në Gjykatën Kushtetuese, ku është shprehur kundër shkurtimit të mandatit të saj.
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë për Express se Jahjaga nuk duhet të harrojë se si është bërë presidente.
Po ashtu, edhe Vjosa Osmani, në emër të LDK-së, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Presidentes, ose dorëheqjen efektive në momentin që votohen ndryshimet kushtetuese, qoftë edhe pa Amendamentin e Dhjetë.