Uji Dea

Keni shtypje të lartë të gjakut, nuk keni qarkullim të gjakut, pini lëng portokalli

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e portokajve: konsumimi i agrumeve ndërlidhet me reduktimin e pësimit të pikës në tru. Çelësi i kësaj qëndron në fitonutrientin në agrume, që quhet hesperidinë, e cila me sa duket përmirë- son qarkullimin e gjakut nëpër trup, përfshirë edhe në tru.

Duke përdorur një makineri që e mat qarkullimin e gjakut përmes lëkurës, ishte vërtetuar se ata njerëz, që kishin konsumuar dy gota me lëng portokalli, ishte vërejtur më pas se shtypja e gjakut ulej, ndërsa që qarkullimi apo rrjedhja në përgjithësi e gjakut përmirësohej. Kur të anketuarit kishin konsumuar lëngun e portokallit, qarkullimi i tyre i gjakut ishte edhe më i mirë.

ARKATANA

Me fjalë të tjera, lëngu i portokallit i pasur me hesperidinë ul rrezikun për të pësuar sulm në tru. Efektet pozitive të agrumeve nuk ka nevojë të maten vetëm me pajisje të ndryshme. Në një studim, shkencëtarët kishin rekrutuar femrat që vuanin apo ishin të ndjeshme ndaj të ftohtit, që vjen si pasojë e qarkullimit jo të mirë të gjakut – femrat me duar të ftohta kronike, shputa dhe gishtërinj – dhe i kishin vendosur në një dhomë me ajër të ftohtë. Disa femra kishin konsumuar lëng portokalli, e disa të tjera kishin marrë placebo. Ato që kishin marrë plecebo ftoheshin, derisa ato që kishin konsumuar lëngun e portokallit nuk e ndienin të ftohtët.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.