ARKATANA

Këngëtarja Liljana Kondakçi lirohet nga burgu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Liljana Kondakçi, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare prej disa ditësh është kthyer në Tiranë dhe ka nisur të merret me hallet dhe problemet e jetës së përditshme. Të paktën këtë informacion jep vëllai i këngëtares, Liljana Kondakçi, Nesti. Ai rrëfen për “Gazeta Shqiptare” se “Lili ka 10 ditë që ka ardhur në Tiranë.

Pak ditë më parë mediat italiane publikuan lajmin se një prej yjeve të muzikës shqiptare ka përfunduar dënimin me 2 vite dhe tetë muaj burg në Itali për trafik droge.

Lajmi është bërë i ditur nga “Gazeta del sud” në Itali, sipas së cilës, këngëtarja shqiptare është riatdhesuar në Shqipëri. E cilësuar si Mina e Shqipërisë, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali.

FIDANISHTJA

Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se Kondakçiu bënte trafik droge, pasi u shpëtonte kontrolleve policore, duke shfrytëzuar reputacionin e saj si këngëtare. Sipas medias italiane, këngëtarja shqiptare nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte tre kilogramë heroinë.

Sipas medias italiane, Kondakçi njihej ndryshe me emrin e koduar “mamaja”, siç thirrej nga banda, e cila dyshohej se përbëhej nga 20 anëtarë. Po sipas të njëjtave burime, Liljana kishte lidhje me bosin e karteleve të drogës në Shkodër, Fisnik Smalaj. Prej më shumë se një javë, ajo ka përfunduar dënimin dhe është riatdhesuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.