Uji Dea

Këngëtarët rrëfejnë privatësinë, sa herë bëjnë seks

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Tiranë – A keni menduar ndonjëherë se do të vijë dita kur edhe këngëtarët shqiptarë do të flasin hapur për ndjesitë dhe aktivitetin e tyre seksual? Flasin hapur këngëtarët Ardit Stafa (fitues i Vip Shpija edicioni i dytë), reperi Real 1, këngëtarja Shota Baraliu si dhe Berkani e Fuga për gazetën Mapo.

Real 1: “Seks, disa herë në ditë”

Komentet më bombastike mbi jetën e tij seksuale i jep rep këngëtari Real 1. Ai tregon se për të seksi është thuajse gjithçka. I çmendur pas seksit, ai përgjigjet hapur: “Jam fans i flaktë i seksit dhe nuk mund të jetoj pa të. Po të mund të rrija duke bërë vetëm seks, atëherë do të isha vërtet i lumtur, seksi më bën të lumtur, më mbush”, thotë ai.

Duke qenë fans i madh i kësaj pune, ai kryen shpesh marrëdhënie ndoshta edhe disa herë në ditë. “Nuk mund të jap shifra se bëj seks e aq herë brenda jave, bëj seks aq sa dua dhe sa kam kohë. Di vetëm një gjë, kënaqem kur bëj seks dhe për këtë nuk di pse duhet të më vijë turp të flas”,- shprehet ai.

Shota Baraliu: “Seksi, ilaç për zemrën”

Shota është artiste që flet gjithmonë pa doreza për tema delikate edhe të ashtuquajtura tabu. Një thënie e famshme thotë se “seksi shet”, andaj Shota shpesh ngacmon me paraqitjet e saj, derisa në skenë, fotografi, klipe shfaqet e nxehtë, në jetën e përditshme është një vajzë shumë e thjeshtë dhe shijon jetën pa ekstravagancë dhe teprime. “Këtë nuk po e them si frazë sensacionale vërtet, kam dëgjuar se kur një person gëzon jetë të bujshme seksuale është më i shëndetshëm në të gjitha aspektet, seksi ndihmon sidomos zemrën”,- thekson këngëtarja e njohur. Baraliu thotë se nuk pëlqen të bëjë seks me një person që nuk e njeh. “Vetëm nëse më thotë zemra do të bëja seks me një njeri, nuk mund të luftoj kundër zemrës sime, mendoj se seksi i bërë sa për sy e faqe është gabim i madh, tmerr, po nuk u ndje, atëherë pse duhet bërë? Kjo punë nuk është obligim, por qejf”, përfundon ajo.

Fuga: “Bëj seks dhe e shijoj shumë”

Eco Higjiena

“Seksi është i domosdoshëm, pasi përveç kënaqësisë që të jep ai ul nivelin e stresit, kolesterolit, dhe përmirëson frymëmarrjen… Mendoj se të bërit dashuri nuk është thjesht një proces kënaqësie, pasi seksi rregullon dukshëm shumë gjëra, përfshirë edhe gjendjen emocionale në përgjithësi”, thekson reperi Fuga, i njohur mes të tjerave me hitin e tij në duet me Elvana Gjatën “Mamani nejen”.

“Seksi është i rëndësishëm për çdo individ të rritur, një jetë e pasur seksuale dhe intime është kyç për lumturi dhe sjellje më të mirë. Normalisht kam jetë të mirë seksuale dhe kënaqem shumë kur bëj seks. Nuk di të them se sa herë në javë bëj seks, por një gjë është e sigurt, se bëj dhe e shijoj seksin shumë”.

Berkani: “Habitem me artistët e kompleksuar”

Berkani mendon se kjo është pyetja më e nxehtë dhe më e mirë që i është bërë deri më tani. “Definitivisht pyetjet sa bën dhe si bën seks janë të guximshme, sa herë që flitet për seks të gjithë i hapin sytë dhe veshët, më pëlqen tema, pse të mos flasim edhe ne për këtë ndjesi, siç flasin gjithë bota.

Berkani nuk e kupton pse njerëzit e skenës sonë mundohen që gjithmonë ta evitojnë këtë pyetje. “E bëj për kënaqësinë time dhe të partneres sime dhe pas aktit të dy ndihemi të lumtur e të qetë. Mendoj se seksi është larguesi më i mirë i shqetësimeve, anktheve…”.

Ardit Stafa: “Seks, katër herë në javë”

“Unë vërtet nuk dua të jem person i sekreteve, nuk dua që publiku të ketë hamendje për mua dhe gjërat e mia. Ata meritojnë të dinë gjithçka, sepse më kanë sjellë këtu ku jam. Më pëlqen të bëj seks dhe sa herë kryej marrëdhënie ndihem i çliruar dhe shumë i qetë. Seksi është gjëja më normale në botë ndaj s’kemi pse të bëhemi të ndrojtur kur është fjala për të. Seks bëj katër herë në javë, që mjafton për mua. Nëse më ndodh që të bëj më pak se kaq, ndoshta nuk ndihem i plotësuar”, tregon këngëtari Ardit Stafa.