Uji Dea

Këngëtaret kosovare e kanë mendjen e madhe

/ 3 minuta lexim
ZN

Rihanna, Beyonce, Shakira, Jennifer Lopez e shumë e shumë këngëtarë me famë botërore e dinë rëndësinë e madhe që kanë mediet. Pavarësisht se për ta mund të shkruhen pandalë gjëra që dalin se nuk janë të vërteta, prapë se prapë ato e dinë që mediet janë ato që të ngrisin në qiell, e po ashtu janë ato që të rrëzojnë për toke.

Në vendin tonë, rëndësia e medieve njihet vetëm në fillimet e karrierës së këngëtarëve, derisa njohim shumë raste që janë vetë këngëtarët ata që telefonojnë në redaksi, gazetarë etj dhe luten që një lajm për ta të zë vend në një qoshe të gazetës ose në pak minuta emision në radio ose television.

Por kur këta artista marrin këmbët e tyre në këtë rrugë, bëhen shumë të vështirë për tu kontaktuar.
Ka prej tyre që kanë nisur të kërkojnë edhe para për intervista.

Këngëtarja Nora Istrefi, e cila ka nis karrierën e saj muzikore vite më parë në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe rep këngëtaren Mc Mimo, pati nevojë për përvojën e tyre për tu parë e komentuar.

Fundamenti

Nga ajo kohë kanë kaluar disa vite dhe sot Nora njihet si këngëtare por thënë të drejtën nuk vlerësohet për zërin e saj sa për pamjen dhe paraqitjen e saj skenike. Të kontaktosh me Norën më nuk është edhe aq e thjesht sa ishte më parë. Kjo ndoshta sepse ajo tashmë nuk ka nevojë per mediat. E kontaktuar disa herë nga indeksonline për një intervistë, Nora “nuk ka kohë për përgjigjje”.

Këngëtarja tjetër e cila mund të cilësohet relativisht e re në skenën muzikore, Argjentina Ramosaj është shembulli më i mirë i vërtetësisë së shprehjes “ndryshe është e ndryshe duket”.

Derisa paraqitet si shumë e thjesht, vajzë modeste, Argjentina gjithashtu bënë pjesë në grupin e këngëtarëve që vlerësojnë mediet vetëm kur “kanë nevojë për to”.
Në këtë grup padyshim futen edhe shumë këngëtarë të tjerë si Altuna Sejdiu, Dafina Rexhepi, Orinda Huta etj.

Por ka edhe prej tyre që gjithmonë janë shumë të këndshëm për të kontaktuar me gazetarë. Në këtë grup padyshim janë Kaltrina Selimi, Blero, Mc Kresha, Big Basta etj. Shpresojmë që kjo gjendje të përmirësohet sepse në fund të fundit është në të mirë të tyre të jenë në raporte të mira me mediat.