Mobi Casa

Këngëtarët e miliona klikimeve

/ 4 minuta lexim

Nëntë muajt e parë të vitit 2012 kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme për shumë këngëtare të reja shqiptare. Rita Ora, Dafina Zeqiri dhe Altuna Sejdiu bënë bum me këngët e tyre. Nga rikthimet veçohet ai i Adelina Ismailit dhe Bleona Qeretit.

Nga janari i këtij viti, këngëtare të ndryshme kosovare patën një sukses të konsiderueshëm me hitet e tyre. Miliona klikime, shumë thashetheme për to për lidhje të ndryshme kanë bërë që këto këngëtare ngadalë të ndihen tamam si yje në dy kryeqytet shqiptare, Tiranë, Prishtinë pa harruar këtu edhe Shkupin dhe Ulqinin. Në vazhdim po sjellim disa nga këngëtaret më të përfolura për nëntë muaj të këtij viti, pasi që pikërisht është muaji shtator që i gjen këto këngëtare në pushime.

1. Rita Ora

Pa dyshim është këngëtarja më e përfolur e vitit në të gjithë trojet shqiptare. Shumë këngë, shumë bashkëpunime me këngëtarë dhe reperë të njohur ndërkombëtarë bëri ajo përderisa në fund të gushtit e lansoi edhe albumin e saj “Ora”. Tash për Ritën ka shumë pak pushim. Ajo ishte edhe në Kosovë, ku xhiroj videoklipin “Shine Ya Light”. U përfol shumë edhe për lidhje të ndryshme, por në Prishtinë tha se është single dhe në kërkim të një të dashuri.

2. Dafina Zeqiri

Është në Kosovë, vepron në Kosovë, por shumica e këngëve të saj kohëve të fundit janë në anglisht. Kështu këngëtarja kosovare, që për momentin është në top-formë në këndim, pavarësisht se disa media po thonë se asaj po i bie fama. Megjithatë, Daffy është “in” edhe sa i përket lidhjeve. Edhe pse i ndërron shpesh “frajerat”, prapë këngëtarja vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të përfolura në trojet tona.

Hidromorava

3. Altuna Sejdiu – Tuna

Më të vërtetë, Tuna e preku “zogun” e saj në videoklip, por kënga “I asaj” e bëri atë shumë të njohur pasi që është një ndër këngët më të mira të këtij nëntë mujori. Këngëtarja nuk dihet se me kë është në lidhje, pasi që po i fsheh, megjithatë vlen të theksohet deklarata e saj e re për “homoseksualët” ku tha që të legalizohen. Ku i dihet! Ndoshta Tuna është duke menduar ndonjë përvojë të re.

4. Adelina Ismaili

Pas bashkëpunimit të saj ndërkombëtar me francezin Faudel, njëra prej këngëtareve që ka qëndruar më së gjati në skenën pop të muzikës, Adelina Ismaili sivjet pati edhe një këngë për shqiptarë. Kënga “Ku ma ke” shumë shpejt u bë hit. Pos kësaj, Adelina ishte aktive edhe në jetën sentimentale. Ajo është e dashuruar, madje ka thënë që deri në fundvit do të ketë një befasi. Të presim befasinë e saj.

5. Bleona Qerreti

U rikthye me shumë bujë në Prishtinë. Tha se ka harxhuar fiks 3 milionë dollarë për një album, por nuk e promovoi ende atë. Kjo është këngëtarja nga Shqipëria Bleona Qereti, e cila me sa duket, pavarësisht investimeve, nuk po ia del të arrijë deri të një famë ndërkombëtare. Eh…thashethemet nuk ndalen për të. Nga video e majmunit e deri tek një video ku ajo shihet e zhveshur dhe e cila qarkulloi në internet. Kjo është Bleona.