ARKATANA

Këngën për ty

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Fadil Abazi

e din se kullën time
e rrahin rebeshe shiu
pikat në dritare
më mbajnë n’frymë jete
oxhakun e mbaj ndezur
me hukamën tënde
që ta djeg magjin
e prekjes prej zane
të dihet se unë dremit
në këtë shpi pa formë jetë
mbrëmjeve pa ty
sikur më kafshon terri
për të më shituar
morti im rrin
mbi shelgjet e kotura kahere
unë nuk i dorëzohem jetës plot flirte
së paku do ta mbaj gjallë
kangën për ty

Mbi altar

Uji Dea

Gjethi vjeshtës ra
Mbi plafin e natyrës verdhake
Unë sikur i ngjaj një gjethi t’ramë
Si gjethi rri si gjethi heshti
Deri sa një fortunë
t’më hedh përpjetë
E t’përplasem në dritarën
E jetës tande
Atje ku ti përherë lufton
Me dallgët që krijon vet
Krejt t’bamat i kam n’ditar
Shi do të bie prap
Portat leri hap
Si një pelegrin vazhdoj
Ndër vendet e shenjëta
Zgjedh rrugën e zogut shtegtar
Ndoshta një natë shfaqem
Ashtu fare pa pritur
Mbi tandin altar

Sarajeva
N’Sarajevë nuk e di
Nëse ende bie shi
Lot i thonë shiut
Tregimet e tyre
janë tregime me lot
Qyteti i bukur me fotografi t’pushkatueme
Imazh i qytetit të rrethuar
Nga hijena gjakpirëse
1460 ditë rrethim
Çdo ditë mungonte buka
E njerëzit fluturonin n ‘amshim
Trupi Sarajevës hap venat e furnizimit
Njerëzit vendosin ëndrrat në një tunel
Ekzistenca ishte mbi gjitha
Nuk di nëse e vranë
Apo ajo i vrau ata
Sarajeva nuk vritet dot
Ajo është madhështore
Qëndron edhe sot

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.