Uji Dea

Kënga më e bukur për flamur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në shënim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Radio Televizioni i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, ka organizuar konkursin kombëtar “Kënga më e bukur për flamur”.

Në koncertin e mbajtur sonte në Prishtinë u interpretuan gjithsejt 14 këngë që kanë përmbushur kriteret e konkursit.

Bazuar në votat e tre jurive, nga Tirana, Shkupi e Prishtina, kënga e titulluar ”Rreth flamurit”, me tekst të Asdrenit e në interpretim të Elbenita Kajtazit, doli fituese e kësaj gare.

Mobi Casa

Dueti Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj u renditën të dytët, ndërsa Selami Kolonja zuri vendin e tretë.

Këngët fituese do të kenë edhe shpërblimin monetar, ku për vendin e parë do të ipen 3 mijë euro, 2 mijë për të dytin dhe 1 mijë për të tretin.