UBT

Kënga është pasioni i shpirtit tim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kohëve të fundit është përfolur për karrierën e këngëtares së njohur Rozana Radi, për të cilën është thënë se i ka dhënë fund këngës. Ndonëse me të dëgjuar këto zëra këngëtarja ka reaguar duke hedhur poshtë çdo spekulim që iu është bërë për karrierën muzikore.

Në fakt është e vërtetë që Rozi kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në skenë, mbase kjo ka shtyrë që edhe të flitet për largimin nga kënga. Rozi pas një pauze që i ka bërë vetes thotë se do të rikthehet fuqishëm këtë të diele në festivalin “Kënga Magjike” pjesë e së cilës ishte edhe në vitin 2012. Në këtë festival ajo do të paraqitet me këngën “Rrugë të mbarë”. Si duket Rozi ka një mendim të mirë për këtë festival, prandaj edhe po bëhet pjesë e tij.

“Dua që të ju kumtoj se zërat që po qarkullojnë në opinion se unë paskam braktisur këngën janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë. Unë brenda një kohë të shkurtër nuk kam qenë aktive në skenë me ndonjë projekt të ri, por tani të dielën do të prezantohem në festivalin më të mirë ‘Kënga Magjike’. Adhurues të mi ju bëjë të ditur se asnjëherë nuk do të ndahem nga kënga sepse është pasioni i shpirtit tim”, ka thënë ajo për “Zëri”.

UBT

Rozi në “Kënga Magjike 2012” u paraqit me këngën “Ti s’ke zemër” e cila rezultoi me mjaftë shumë suksese. Ajo shpreson që edhe kënga që do ta prezantoj tani këtë vit në “Kënga Magjike” të mirëpritet në publik. Pas “Këngës Magjike” Rozi do të sjellë edhe një projekt tjetër, por kësaj radhe do të jetë një duet për të cilën ajo nuk preferon të zbuloj më shumë.

“Ajo që mund t’iu them tani për tani është se jam duke përgatitur një duet dhe në momentin që puna të finalizohet do të flas më hapur”, shprehet në fund Rozi./zeri/