FITORJA

Kënga e Mulla Arif Tërrnocit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga : Demir Krasniqi

O, n’ njëqind vjetshin e Pavarësisë –
Kujtojmë vuajtjet e shqiptarisë ;
600 vjet nën këmbë t’ Turqisë ,
100 vjet nën këmbë t’ Serbisë !…

100 vjet, sot po i festojmë –
Vuajtjet tona nuk i harrojmë !
I kujtojmë trimat e dheut ,
Që iu banë kurban Atdheut !

Ca me këngë e ca me fjalë ,
N’ përmendore e n’ lapidarë …
Ca me libra të historisë ,
Që i bënë nderin gjithë Shqipërisë !

T’ gjithë shqiptarët janë betuar –
Kurrë nuk kem për t’ a harruar
Gjenocidin serbo – vrasës ,
Mbi shqiptarët liridashës !

Mulla Arifi prej Tërrnocit ,
Nga komuna e Bujanocit –
Ishte biri i Liman Rexhës ,
Qysh i ri ia mësy medresës .

Mori rrugë drejt diturisë –
Në Damask , ia mësy Sirisë ,
Për të kryer atje studime ,
Vendit t’ vet me i bë shërbime !

Nga Kazaja e Gjilanit –
Për detyrën e imamit ,
Me dekret të Myftinisë
Është emërua n’ Lubishtë t’ Vitisë !

Në Lubishtë dhe n’ fshatrat tjerë –
Këtë detyrë e kreu me nderë !
Mbillte n’ popull dituri –
Me plot atdhedashuri !

Fliste Hoxha , kurrë s’ ia ndau :
“Ju , s’e dini çka asht shkau !…
T’ bëhemi gati , e ta bëjmë fet ,
Vendin tonë ta çlirojmë vet !”…

Mulla Arifin , zemër stoike ,
Për ligjërimet patriotike –
N’ vesh t’ çetnikëve kishte hy ,
E shikonin si therë në sy !

Mobi Casa

Viti 1912 – të ,
S’ do t’ harrohet kurrë për jetë !
Karpatjanët sllavë – cergarë ,
Gjenocid bënë mbi shqiptarë !

Si n’ shumë fshatra t’ shqiptarisë ,
Këta xhelatët e Serbisë –
Mësynë Lubishtën e Vitisë ,
Njerëz t’ pa fajshëm me i kërdisë !

Në Lubishtë , kasapët barbarë –
Mulla Arifin e kanë marrë
Me dy djemtë dhe nip të vet ,
Ndër xhelat kokat ua qet !

Bashkë me ta dhe shumë fshatarë ,
Para vetit i kanë marrë –
Një nga një me i masakrua ,
Gjithë Lubishtën me i tmerrua !

Para se me i masakrua ,
Mulla Arifin e kanë urdhërua –
Para se ta bënin krimin ,
Për së gjalli t’ua këndojë tallkimin !

T’ këndojë tallkimin e hoxhallarëve –
Vetvetes dhe familjarëve ,
Djemve t’ vet dhe bashkëfshatarëve ,
Për t’ ua futë tmerrin shqiptarëve !

Nga familja që u masakrua –
Veç një djalë, Hoxhës i ka shpëtua !
Veç gjashtë muajsh djali ish kanë ,
E kish emrin Sylejman .

Sylejmanin , këtë djalë për gjiri –
Shpejt e mori kushëriri !
Nevzad Arifi bëri rahmet –
E ka rritë si djalë të vet !

Le ta dijë mirë, sllavë barbari –
Nuk shfaroset kurrë shqiptari !
Se shqiptari këtu ka mbi ,
Ti , vret një – lindin njëmijë !

Gjilan, më 08.12. 2012.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.