Kënga e fushatës parazgjedhore

Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi(Parodi humoristiko – satirike)
Oh, Lider Aga , o, n’ xhip të bardhë –
Oh, mirë se u gjeta , more qytetarë !
Oh, liderët kanë lidhë besën , o more ,
Për pushtet , o, do t’ vdesim –o !
Oh, liderët kanë dhanë fjalën , o more ,
Fushatat , o, s’ do t’ ndalen – o !
Oh, Lider Aga , o , n’ xhip të zi –
Oh, mirë se u gjeta malësorët e mi !
Oh, liderët kanë marrë fushën , o more,
Fushatat , o, s’po u këputën – o !
Oh, liderët kanë marrë malet , o more ,
Fushatat , o , s’po u ndalen – o !
Oh, prej sabahut deri n’ terr –
Oh, mbushë hotelet , o, plot liderë !
Oh, liderët po lutën , o more ,
Fushatat , o, s’po u këputën –e !
Oh, liderët po falen , o more ,
Dreka e darka s’po u ndalen – e !
Oh, kur i ranë hotelit t’ parë –
Oh, me sallata , o, ballë , o për ballë !
Oh, bini djem , ju , sallatës , o more ,
Për hatër , o, t’ fushatës – o !
Oh, bini more djem mbas liderëve , o more ,
Për hatër , o, t’ tenderëve – o !
Oh, kur i ranë hotelit t’ dytë –
Oh, me kaçikë , more , fyt , o, për fyt – e !
Oh, bini djem , ju, kaçikëve , o more ,
Për hatër , o, t’ karrigeve !
Oh, bini more djem , ju kaçikëve , o more ,
Për hatër , o, t’ fabrikave !
Oh, kur i ranë hotelit t’ tretë –
Oh, ballë për ballë , o , me qengja t’ nxehtë !
Oh, bini qengjave e pites , o more ,
Për hatër , o, t’ pozitës – o !
Oh, bini djem mezes e rakisë , more –
Veç për hatër , o, të Partisë !
Gjilan, më 24.09.2013.