Mobi Casa

Këmbimi i ambasadorëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Ramadan Bektashi – Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka në agjendën e vet katër emra të mundshëm për përfaqësues të zyrës së ndërlidhjes në Beograd, ndërsa Serbia vetëm dy emra për në Prishtinë.

Derisa Kosova kalkulon me emrat se kush mund të jetë kandidat i mundshëm: Peci a Geci, Serbia do të vendos për përfaqësues të zyrës së ndërlidhjes në Prishtinë, Olver Ivanoviqin, serb nga Kosova.

Në qoftë se e paska të drejtën Beogradi të emëroj një përfaqësues për ambasador nga Kosova, përse Prishtina nuk zgjedh ndonjë emër të mundshëm nga Lugina e Preshevës?!

Këto zëra përfliten dhe dëgjohen nga sektori joqeveritar i Luginës së Preshevës, duke u thirrur në vitet e 90-ta ku ish deputeti popullor nga Presheva, Behlul Nasufi, në Parlamentin e Serbisë, mbronte me dinjitet edhe të drejtat e shqiptarëve të diskriminuar në Kosovë. Me një mënyrë asokohe zoti Nasufi e luante rolin e një ambasadori të shqiptarëve jo vetëm në Preshevë edhe në Kosovë.

KKVITI

Në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, në Prishtinë pat hapur një zyre ndërlidhëse nga Lugina e Preshevës dhe pat emëruar një zyrtar nga Medvegja, për të qenë më afër zhvillimeve politike dhe ekonomike në jug të Serbisë.

Kur të shqyrtohen javën e ardhshme, emrat e mundshëm për ambasador të Kosovës në Beograd, nga kryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjaga, është mire të mendohet edhe për ndonjë emër nga Lugina e Preshevës.

Emërimi i mundshëm i ndonjë përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës për ambasador të Kosovës në Beograd, do të ishte një hap pozitiv në avancimin, afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare jo vetëm në këtë rajon, por edhe më gjerë.