Mobi Casa

Kelmendi: Skenarin për arrestimin tim e përgatiti politika

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, e ka quajtur skenar arrestimin e tij të mërkurën nga Policia e Kosovës.Sipas tij, ky arrestim është bërë për ta denigruar personalitetin e tij.

Kelmendi ka thënë për ‘Epokën e re’ se është i pastër dhe se nuk është përfshirë në asnjë vepër penale.

ARKATANA

Ai ka thënë se ende nuk e di arsyen e vërtetë të arrestimit të tij dhe për këtë çështje ka kërkuar sqarim publik nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, drejtori i Policisë, Shpend Maxhunu dhe shefi i Inspektoratit, Fitim Shishani.

Ai e ka porositur Policinë mos të vihet në shërbim të individëve të caktuar të skenës politike. /Telegrafi/