Fundamenti

Kelmendi shpallet më e mira e vitit 2013 në Evropë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është shpallur më e mira në Evropë gjatë një ceremonie të zhvilluar të shtunën mbrëma në Montpellier të Francës.

Ky titull xhudistes pejane i erdhi pas triumfit në Kampionatin Evropian të mbajtur po në Montpellier gjatë kësaj jave.

Kelmendi u shpall xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013 në kategorinë deri në 52 kilogramë për seniorë.

Mobi Casa

Ky lajm u bë i ditur nga trajneri i saj, Driton Kuka, përmes rrjetit social Facebook.

“Majlinda u shpall më e mira për vitin 2013, gjatë një ceremonie të mbajtur sonte në Montpellier”, ka shkruar Kuka në Facebook.