Uji Dea

Kelmendi nominohet për Laurues World Sports Awards?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Majlinda Kelmendi po vazhdon t’ia zbardhë fytyrën Kosovës. Xhudistja pejane pritet të nominohet për Laurues World Sports Awards në kategorinë për sportisten më të mirë të vitit, raporton uebfaqja www.francsjeux.com.

“Majlinda Kelmendi, 22 vjeçe, i dha Kosovës medaljen e parë të artë në një sport olimpik, duke mposhtur brazilian Erika Miranda në kategorinë deri në 52 kg në Kampionatin Botëror të xhudos në Rio de Janeiro. Ajo renditet e para 1 në kategorinë e saj, dhe është e para kosovar që ka arritur një klasifikim të tillë në xhudo”, shkruan francsjeux.com

Hidromorava

Mirëpo, nominimet pritet të zyrtarizohen më 26 shkurt në një ceremoni që do të mbahet në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

Laurues World Sports Awards më herët e kanë fituar sportistët e mëdhenj botëror si: Roger Federer, Alex Ferguson, Lewis Hamilton, Pele, Michael Phelps, Ronaldo, Michael Schumacher, Serena Williams and Zinedine Zidane, Novak Djokovic, e të tjerë.