RCCOLA

Kelmendi: Njeriu i Vetëvendosjes më kërcënoi dhe mi kërkoi 250 mijë euro haraç

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Inspektorët e Shpend Ahmetit kanë nisur sot përmes një aksioni spektakular prishjen e një ndërtesë të Ramiz Kelmendit. Këtë e bënë në emër të ligjit. Por, deputeti i AAK’së, në një bisedë për Express, tregon arsyet që e shtynë kreun e Komunës së Prishtinës që ta marrë këtë aksion; thotë se një anëtar i partisë që udhëheq kryeqytetin e kërcënoi me jetë duke i kërkuar haraç 250 mijë euro.

Qeveria lokale e parisë Vetëvendosje në Prishtinë, që tash, ia ka nisur sulmet ndaj kundërshtarëve politik.

Ata sot kanë pasur një aksion spektakular, me shumë kamera, për rrëzimin e një tejkalimi në ndërtim që ka bërë kompania ELKOS e deputetit të AAK’së, Ramiz Kelmendi.

Inspektorët e Komunës së Prishtinës, të drejtuar nga Xhalal Sfeçla, kanë pretenduar në aksion po zbatonin ligj, por Deputeti Ramiz Kelmendi thotë se ky ishte një aksion i Vetëvendosjes për ta përkrahur një anëtar të saj, Avni Kraniqin, i cili po e shantazhin atë dhe po i kërkopn haraç.

“Avni Kransiqi, njeri i Vetëvendosje, që nga fillimi i viti 2013 më ka kërcënuar me jetë dhe po mi lyp 250 mijë euro. Atij ia kam blerë një pjesë të tokës ku është e ndërtuar ndërtesa, tejkalimin së cilës sot e ka rrënuar inspektorati i Prishtinës. Atij ia kam dhënë paratë sipas kontratës, por aty njeri i Vetëvendosjes po pretendon që ka humbur shumë dhe mi ka kërkuar me kërcënim për jetë edhe 250 mijë euro”, thotë Ramiz Kelmendi për Express.

Ai e pranon që objekti që po e ndërton ELKOS ka tejkalim të lejes, por thotë që tejkalimi është veç 1.9% dhe të njëjtin kanë bërë ankesë që të legalizohet.

Mobi Casa

“Kemi bërë ankesë dhe ka ende 15 ditë kohë që organet komunale të na përgjigjen në këtë ankesë tonën, të cilën e kanë pranuar”, thotë Kelmendi dhe pretendon që Inspektorët e Shpend Ahmetit e shkelen ligjin kur nuk e pritën afatin e ankesës.

Ai shpjegon edhe pse dyshon që Vetëvendosje po e keqpërdor pushtetin e fituar në Prishtinë për t’i favorizuar njerëzit e saj.

“Avni Krasniqi i Vetëvendosjes që po më lyp 250 mijë euro dhe më ka kërcënuar me jetë, për çka po heton edhe Prokuroria e Shtetit, e ka bllokuar hyrjen e objektit të ELKOS me disa llastra e kamionë të vjetër. Inspektorët e Prishtinës nuk i ranë kësaj rruge që e ka bllokuar Krasniqi, por krejt një rruge tjetër. Ata në fakt po më dëmtojnë mua për ta ndihmuar anëtarin e tyre, Avni Krasniqi”, thotë Ramiz Kelmendi.

Ai madje thotë se kjo është shenjë e keqe për Vetëvendosjen.

“Kaq pak pushtet murrën dhe filluan ta keqpërdorin për të më dëmtuar. Ata dihet se çfarë qëndrimi kanë kundër meje, por komuna duhet të diskutoj me biznes e jo të e luaj rolin e diktaturës”, ka thënë Kemendi për Express.