ARKATANA

Kelmendi në Pejë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Udhëheqësi i njërës prej familjeve më të mëdha mafioze në Ballkan, Naser Kelmendi dyshohet se po fshihet në Kosovë. Burime të Gazetës Express thonë se ditën e mërkurë ai është parë në qytetin e Pejës. Kelmendi është në listën e zezë të Presidentit Obama dhe ka muaj që po kërkohet nga policia boshnjake dhe ajo malazeze.

Një prej njerëzve që dyshohet të jetë bosi i tregtisë së drogës në Ballkan dhe në Europë, Naser Kelmendi është parë ditën e mërkurë në qytetin e Pejës, në perëndim të Kosovës.

Antidroga e SHBA’së, policia boshnjake dhe ajo malazeze iu kanë vënë pas atij, por deri më tash nuk kanë arritur ta kapin.

Gazeta Express, përmes burimeve të saj nga një agjenci ndërkombëtare e inteligjencës që vepron në Kosovë, ka kuptuar se Naser Kelmendi ndodhet në Pejë, qytetin prej nga e ka prejardhjen.

ARKATANA

“Ne jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe po përpiqemi ta neutralizojmë atë”, ka thënë zyrtari i inteligjencës që foli në kushte anonimiteti për Express, të enjten.

Burime të Express kanë treguar se në Kosovë nuk ka fletë-arrest për të shumëkërkuarin Kelmendi dhe se autoritetet policore po përpiqen ta rregullojnë bazën ligjore për kapjen e tij.

Policia e Bosnjës ka nisur mëngjesin e së martës një aksion për të arrestuar dhjetëra persona që merreshin me krim të organizuar. Aksioni, i koduar me emrin “Lutka”, ka rezultuar me prangosjen e rreth 25 personave, të cilët janë arrestuar në bazë të kërkesës së prokurorisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.