ARKATANA

Kelmendi: Hashim Thaçi nuk lëvizë nga “vija amerikane”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë i vetmi udhëheqës institucioni që po mund të lëvizë lirshëm jashtë vendit ka mbetur Hashim Thaçi.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja e Thaçit për ndryshime kufijsh mund të mos jetë e tij.

“Nuk e thotë Thaçi si politikan këtë gjë…Thaçi është në vijën amerikane dhe me sa di unë, ai nuk lëvizë nga kjo vijë. Ai e di që pa Amerikën nuk mund të lëvizë asgjë. Si politikanë ai duhet të jetë i tillë që të çojë Kosovën para, por të tjerët tentojnë ta dëmtojnë, izolojnë, kufizojnë, në mënyrë që proceset të mos ecin shpejt”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se Haradinaj i ka forcuar pozitat e veta brenda, por sipas tij nuk qëndron mirë me raportet e jashtme.

Mobi Casa

“Një fjalë popullore thotë: Çdo kush që është i madh brenda, është i vogël jashtë. Kjo paraqet rrezik për popullin kur dikush fuqizohet shumë brenda me metoda populiste, atëherë del i vogël jashtë”.

“…Në momentin që të kufizohet lëvizja jashtë, në momentin që fillon t’i humbasësh miqtë jashtë, ti fillon të zvogëlohesh jashtë dhe rritesh brenda”.

Kelmendi ka thënë se Haradinaj ka të drejt për veprimet e fundit, por duhet të dëgjojë edhe miqtë ndërkombëtarë.

“I nevojitet një gjakftohtësi për të dëgjuar miqtë ndërkombëtar, edhe pse ka të drejtë, ka të humbur nga familja…”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.