Fundamenti

Kelmendi: Do të zhvillojmë ekonominë

/ 3 minuta lexim

Qeveritë e kaluara nuk janë përkushtuar për zhvillimin ekonomik, e tani është koha e fundit që t’i qasemi një realizimi të hovshëm ekonomik dhe një punësimi masiv të qytetarëve të Kosovës. Ne kemi një rini të shëndoshë e të arsimuar, andaj mund të zhvillohemi shumë më përpara se shtetet tjera të regjionit.

Kështu ka thënë deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, gjatë prezantimit që mbajti sot, lidhur me reformat fiskale në funksion të punësimit masiv dhe zhvillimit ekonomik.

Sipas Kelmendit, Kosova ka shumë njerëz të papunë dhe shumë, akter ekonomik të cilët nuk vijnë në Kosovë për të investuar, që siç tha ai, edhe vetë akterët ekonomik të Kosovës nuk po investojnë sa duhet në vend. Ai ka nxjerrë disa propozime që siç i quajti lehtësira fiskale në funksion të motivimit të investitorëve ekzistues të ardhshëm.

Mobi Casa

“Ne po mendojmë që është koha dhe momenti i fundit që t’i qasemi këtij realizimi, a është domosdoshmëri që t’i punësojmë të gjithë të rinjtë e Kosovës-është, a kemi dijeni-kemi, po përse nuk po i implementojnë për arsye se shumë qeveri të kaluara nuk janë përkushtuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, kjo ka tregu me kohë dhe po tregon edhe tash gjatë fushatës zgjedhore, tash iu kanë kthyer zhvillimit ekonomik se kinse tash qenka e domosdoshme ta zhvillojmë Kosovën, Kosovën ka qenë e nevojshme, e domosdoshme dhe obligative sipas ligjeve dhe kushtetutës në momentin që merret pushteti, prandaj kanë kaluar shtatë vjet duke mos bërë asgjë për ekonominë dhe tash po bëjmë çmos që ekonomia të ngritët në atë nivel. Kush do të besojë në këta qeveritarë që do e zhvillojnë Kosovën apo vetëm do e zhvillojnë agoninë e mëtutjeshme të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai, raporton Kp.

Kelmendi tha se ka nxjerrë propozime me qëllim që t’i motivojnë investitorët ekzistues e të ardhshëm që dëshirojnë të hyjnë në fushën e investimeve. “Kam nxjerrë disa propozime dhe lehtësira fiskale në funksion të motivimit të investitorëve ekzistues të ardhshëm dhe shumë njerëz që dëshirojnë t’i qasen investimeve, të bëjmë disa lehtësira që të jenë në funksion të zhvillimit të tyre, që të jenë në funksion në tërësi të punësimit të popullsisë së Kosovës. Por i kam ba edhe disa prezantime që pa i eliminuar disa informalitete të mëdha që janë në Kosovë, që parashihet që kemi një informalitet mbi 40 për qind, praktikisht diku rreth 1.6 miliard euro është informaliteti apo të hyrat që mund të krijohen për buxhetin e Kosovës, janë diku që mund të sillen 350 miliardë, këto të hyra e kemi gjetur metodën e kthimit te qytetarët e Kosovës në mënyrë që mos me prishë baraspeshën sociale derisa nuk lejohen një punësim më masiv i të rinjve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, ky ishte plan-prezantimi i dytë i deputetit Kelmendi lidhur me politikat fiskale dhe atë se çka AAK-ja mendon të bëjë lidhur me ndryshimin e këtyre politikave. /Telegrafi/