Fundamenti

KEK-u premton furnizim të pandërprerë me energji për festë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Qytetarët e Kosovës do të kenë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për festat e fundvitit. Ky është premtimi i Korporatës Energjetike të Kosovës, që thotë se i ka bërë përgatitjet maksimale për dimër e për festat e fundvitit. Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEK-ut, ka thënë se gjatë festës së Vitit të Ri do të ketë furnizim pandërprerë me energji elektrike për të gjithë qytetarët.

“Tash e një kohë të gjatë nuk jemi duke aplikuar reduktime për asnjë kategori, ashtu do të vazhdojë edhe për festat e fundvitit, për të cilat kemi bërë përgatitje maksimale”, ka thënë Buzhala. Dy blloqet e termocentralit ‘Kosova B’, dhe njësit A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’ së bashku janë duke prodhuar 800 megavate orë energji elektrike.

“Përveç prodhimit vendor ne edhe me import arrijmë që t’i furnizojmë të gjithë me energji elektrike pandërprerë”, ka thënë Buzhala.

FIDANISHTJA

Prishjet e rrjetit, sipas Buzhalës, janë duke shkaktuar probleme me furnizim, pasi sipas tij rrjeti nuk është në gjendjen e duhur teknike.

“Për t’i eliminuar prishjet, KEK-u u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Po ashtu nëse ka prishje i lusim qytetarët që t’i paraqesin ato në numrat tanë kujdestarë menjëherë, në mënyrë që prishja të evitohet më shpejt”, ka thënë Buzhala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.