UBT

KEK-u nuk brengoset për shqetësimet e Kodrës së Dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ilaz Jashari banorë tha se drejtori i KEK-ut nuk e ka ofruar asnjë zgjidhje përkundër faktit se vendimi i Gjykatës është marrë një muaj më herët. Banorët paralajmërojnë radikalizim të protestës.

Banorët e lagjes Kodra e Dëshmorëve të cilët tash e dy ditë janë pa energji elektrike të enjten kanë protestuar para zyrave të KEK-ut, ku janë takuar me drejtorin e saj Ramadan Ahmetin.

Ilaz Jashari njëri nga banorët e lagjes tha për rajonipress se takimi me drejtorin e KEK-ut nuk ka dhënë rezultate.”Asnjë zgjidhje nuk na ofrojë,përkundër faktit se vendimi i Gjykatës është marrë qysh para një muaji” .Jashari tha se ata nuk e kanë ndërmend të heqin dorë dhe nëse është nevoja do të qëndrojnë tërë ditën para dyerve të KEK-ut.

“Ne tek e fundit KEK-ut ia paguajmë borxhin dhe ata duhet të merren me këtë punë” tha Jashari. Banorët ishin shumë të revoltuar për çka është dashur edhe intervenimi i policisë. Në veçanti ishin të stresuar familjet mërgimtare. Naseri një mërgimtar në Belgjikë tha se ka ardhur për të pushuar,por kur e ka hapur frigoriferin i ka parë të gjitha ushqimet e prishura.”Vërtet kjo që po ndodhë me lagjen tonë është një turp për KEK-un” tha ai.

FIDANISHTJA

Në fakt edhe pas takimit me banorët e lagjes drejtori Ramadan Ahmeti nuk i ka lejuar mediet që të marrin prononcim nga ai. KEK-u me këto sjellje po tregohet se është superqeveri në Kosovë.

Shaban Shabani një tjetër qytetar tha se KEK-ut duhet të bëjë një zgjidhje të pranueshme sepse nuk mund të jetohet në këtë vapë të lart pa energji elektrike. Qytetarët që ishin mbledhur para KEK-ut janë ndarë të revoltuar pasi asnjë zgjidhje apo shpresë nuk kanë marrë nga KEK-u.

Banorët e Kodrës së Dëshmorëve i ka takuar edhe Omer Daku nënkryetar i Komunës i cili ua ka premtuar se do të bëjë çmos që në bashkëpunim edhe me Gjykatën dhe KEK-un ta normalizojë rrymën në këtë lagje.”Pas takimit me kryetarin e gjykatës jam optimist se do ta zgjidhim problemin” tha Daku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.