FITORJA

KEK-u: Do t’i mbledhim borxhet deri në qindarkën e fundit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar konsumatorët se asnjë borxh nuk do të falet edhe pas privatizimit të distribucionit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas KEK-ut, pronari i ri i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike do të vazhdojë të punojë njëjtë siç punohet tani dhe do të vazhdohet me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj. “KEK-u ka vërejtur kohëve të fundit se konsumatorët po supozojnë se nuk do të mblidhet borxhi pas privatizimit.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse KEK-u do të vazhdojë me inkasimin deri të mbledhë qindarkën e fundit që konsumatorët i kanë borxh. Çdo grumbullim i borxhit do të jetë në dëm të konsumatorit dhe do të rezultojë me shkyçje”, thuhet në një kumtesë të kësaj korporate.

Mobi Casa

Sipas KEK-ut, investitorit do t’i ofrohet stimulim nga ana e Qeverisë së Kosovës që të arkëtojë borxhet nga secili konsumator.

“Ky stimulim do të ndikojë që investitori i ri të jetë edhe më efikas në shkyçjen e konsumatorëve të cilët nuk i paguajnë borxhet e tyre dhe do t’i mbajnë të shkyçur përderisa nuk paguajnë borxhet. Derisa investitori të marrë përsipër, KEK-u do të vazhdojë punën si zakonisht dhe do të vazhdojë t’i shkyçë konsumatorët, të cilët nuk paguajnë”, thuhet në komunikatë.

Shuma e borxhit që konsumatorët i kanë KEK-ut u afrohet 400 milionë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.