Mobi Casa

KEK pranon gabimin ndaj vetëm dy konsumatorëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj ka njoftuar se kanë pranuar 883 ankesa nga konsumatorët që janë të pakënaqur me faturimin që u është bërë nga KEK-u.

Ai ka thënë se nga shqyrtimi ankesave janë vërejtur gabime në faturim në vetëm dy konsumatorë.

“Dy mundësi janë për gabime, mundësia e parë është gjatë marrjes së numrave te njehsorët dhe e dyta është se futja e shënimeve bëhet në mënyrë mekanike. Këto dy janë dy gabime ku mund ndodhin”.

Mobi Casa

Gjukaj mohon që KEK ka fryre faturat. Ai është shprehur i bindur se faturat e muajit Janar nuk dallojnë nga ato parapraket.

Ai ka sqaruar se dallimi i vetëm i faturave të Janarit 2013 me ato të vitit të kaluar, është se këtë vit faturat janë për 8.9% më e lartë duke pasur parasysh rritjen e aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Qershor të vitit 2012.

Gjukaj ka njoftuar se me qëllim të adresimit të të gjitha ankesave eventuale nga ana e konsumatorëve, ekipet për përkujdesje ndaj konsumatorëve do të punojnë edhe gjatë ditëve të vikendit, përkatësisht të shtunën dhe të dielën dhe secili konsumator që mendon se ka ndonjë arsye për ankesë. (ORAinfo)