Eko Higjiena

KEK dorëzon planin anti-krizë, duhet ndihma e qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova mund të futet në krizë energjetike nëse nuk ka ndihmë nga Qeveria. Janë shumë punë që e presin Korporatën Energjetike deri në dimër, kur rriten kërkesat për rrymë. Megjithatë, zyrtarët e KEK-ut thonë se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të normalizuar gjendjen energjetike në vend.

Kryefshefi Arben Gjuka, tha për RTK, se i ka dorëzuar një plan Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që përfshin disa faza të realizimit.

“Faza tretë dhe përfundimtare para sezonit së dimrit është t’i kthejmë edhe disa njësi në punë, deri në tetor e nëntor. Kemi të bëjmë ne remonte të planifikuara”, tha Gjuka.

Eco Higjiena

Ai thotë se të gjithë këta hapa që po ndërmerr KEK-u nuk parashohin një krizë, por mund të ketë mungesë të energjisë. Megjithatë, sipas tij, janë disa skenarë që mund ta shpëtojnë vendin nga kriza energjetike.

“Në këto momente na duhet ndihma e të gjithëve dhe e qeverisë dhe besoj që kjo do të vjen. Plani është që shumë shpejt të kemi një kontratë të shkruar dhe menjëherë të fillojnë punës”.

Tash për tash, në punë janë vetëm një njësi e TC Kosova A dhe njëra e Kosovës B. E gjithë energjia tjetër është duke u importuar. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.