KEDS shkyçje totale për qytetin e Vitisë dhe fshatrat
Gjilan – Sipas njoftimit të KEDS-it më 19.03.2017 në NS 110/35/10kV Vitia do të ketë shkyçje totale nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti i Vitisë dhe fshatrat: Pozheran, Sllatinë e Ulët, Sllatinë e Epërme, Sadovinë e Muhaxherëve, Tërstenik, Novosellë, Ramjan, Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik, Xhylekarë, Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, Lubishtë, Podgorc, Gërnçar, Vërboc, Stublla, Goden, Kabash, Drobesh, Smirë, Sadovinë e Jerlive, Gërmovë, Vërban, Gushicë, Ramnishtë, Mogillë, Beguncë, Lubishtë, Shashare, Letnicë, Vërnakollë, Kabash, Binçë, Shoshikë, Buzovik dhe Debëlldeh, Fabrika “VINEX”, Fabrika e ujit “Ujë Kllokoti”, Fabrika e ujit “Jeta”, Fabrika e ujit “Ujë i Mire”, Banja “Nana Naile” dhe Banja e Kllokotit.
Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i përcjellësve të zbarrave dhe lidhjet primare të fushave në zbarrat 110kV si dhe Instalimi i përcjellësve katodik në fushat e LP 1802(Gjilani 5) dhe Tr.1./rajonipress/


