KEDS-i terrorizon qytetarët gjilanas

Gjilan – Ka dy ditë që KEDS-i po eksperimenton me qytetarët gjilanas duke bërë eksperimente me ndërprerjen e energjisë elektrike, orë e qastë. Ndërprerja e shpeshtë e rrymës po u shkakton telashe të pariparueshme banorëve të Gjilanit.
Në disa lagje të qytetit të Gjilanit KEDS-i po eksperimenton me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike dhe si pasojë e kësaj ndërprerje qytetarët po hasin në telashe të shumta
Hydajeti një banor i lagjes së tetë thotë se po ndihet shumë keq me terrorin që po bënë KEDS-i.”Ka dy ditë që erdha për pushime nga diaspora dhe fillova me has në telashe të shumta sepse ndërprerjet e shpeshta të rrymës filluan të mi shkatërrojnë edhe pajisjet shtëpiake” rrëfen ky qytetar.
Qytetarë të shumtë ndërkaq kanë thirr qindra herë në numrin e KEDS-it, por nuk kanë marrë përgjigje./rajonipress/