Mobi Casa

KEDS-i s’i ndal reduktimet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Reduktimet e gjata të energjisë elektrike, sidomos nëpër komuna më të vogla të Kosovës, janë bërë të padurueshme për qytetarët e vendit, pavarësisht kësaj një gjë të tillë nuk e thonë publikisht. Mirëpo, situata pritet të keqësohet edhe më shumë me uljen e temperaturave në ditët në vijim. Ndonëse zyrtarisht nuk e pranojnë një gjë te tillë, KEDS-i është duke aplikuar reduktime të mëdha e ku në masë të madhe janë duke penguar edhe ato pak biznese prodhuese që janë në vendin tonë.

Guri Shkodra, zëdhënës në KEDS, thotë se situata mbetet e njëjtë, sipas tij, momentalisht KEDS-i është duke importuar energji elektrike, varësisht nga nevoja.

“Aktualisht, mungesa e energjisë është duke u kompensuar me import që sillet rreth 300 megavate në orë varësisht nga disponushmëria e energjisë për importim si dhe kërkesa e konsumatorëve në Republikën e Kosovës. KEK-u prodhon rreth 400 megavate orë energji elektrike derisa konsumi arrin deri në 700megavate (shpesh mbi 700 / varësisht nga nevoja e qytetarëve për energji elektrike), ka thënë ai.

Sipas tij, çmimi i energjisë së importuar vlerësohet të jetë 2 deri në 3 herë më i lartë se çmimi i energjisë së prodhuar në vend.

HW

Sipas Shkodrës momentalisht, sasia e energjisë në vend (sasia e prodhuar dhe sasia e importuar) mbulojnë kërkesat e konsumatorëve për energji elektrike dhe sipas tij nuk ka ndërprerje të energjisë si pasojë e mungesës.

Në anën tjetër, zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës thonë se rënia e prodhimit të energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e aksidentit të 6 qershorit.

Edmond Nulleshi, zyrtar për Informim në KEK, ka thënë se aktualisht realizimi i prodhimit të energjisë elektrike është në përputhje të plotë me bilancin dhe planin e rishikuar të prodhimit të energjisë. Sipas tij, të gjitha njësit aktive të prodhimit do të jenë në dispozicion në dhjetor.

“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në KEK, pas aksidentit të datës 06 qershor, në KEK është duke u prodhuar rreth 400 MW. Përndryshe, falë angazhimit të punëtorëve, menaxhimit efikas dhe investimeve të duhura, pritet se deri në dhjetor të këtij viti, të gjitha njësitë aktive të prodhimit të energjisë do të jenë në dispozicion për punë me kapacitet të plotë” ka thënë Nulleshi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.