UBT

Kearns: Kemi përgjegjësi për Ballkanin, për Kosovën paralajmërova në qershor

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani.

Duke shpërndarë këtë video, ajo ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.

Të enjten, Zelensky ka bërë thirrje për më shumë vëmendje për Ballkanin, duke përfshirë Kosovë, pasi ka informacione se Rusia po planifikon ta nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

UBT

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, shkroi ajo në X.

Në korrik, Kearnsi alarmoi nga Parlamenti britanik se në kishat ortodokse serbe në Kosovë ka armë të kontrabanduara nga Serbia. Në fund të shtatorit, një grup i uniformuar e armatosur serbësh vranë policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Gjatë aksionit pasues të policisë ata u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.