UBT

KE-ja vazhdon vlerësimin e kriterit të fundit për vizat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se vlerësimi për kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende.

Muaji qershor pritet ta përcaktojë përfundimisht fatin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kah fundi i këtij muaji pritet që Komisioni Evropian (KE) ta publikojë rekomandimin lidhur me atë se sa është përmbushur kriteri i fundit për viza, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se vlerësimi do të jetë pozitiv dhe se procesi i liberalizimit mund të finalizohet përgjatë këtij viti.

FIDANISHTJA

Njëjtë shpresojnë edhe krerët institucionalë, të cilët thonë se Kosova tashmë ka dorëzuar të gjitha të dhënat te zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) për punët që janë kryer rreth këtij procesi.

Ndërkaq zyrtarë nga KE-ja kanë thënë për gazetën se vlerësimi i kriterit të fundit është duke vazhduar ende në këtë institucion.

Ndërkohë, është bërë e ditur se në momentin që do të plotësohen të gjitha kushtet Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian do ta miratojnë edhe formalisht rekomandimin e KE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.