Hidromorava

KE-ja Nuk e Lejon Martyn të Dëshmojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kolegji i Gjykatësve në Rastin Medicus ka pranuar një shkresë nga Këshilli i Evropës, me të cilën refuzohet kërkesa që ish-senatorit Dick Marty t’i hiqet imuniteti, që ai të jetë i lirë të dëshmojë në gjykimin që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Prokurori Jonathan Rathel bëri të ditur në seancën e të martës se në përgjigje, Këshilli i Evropës (KE) e ka përmendur çështjen e imunitetit të Martyt, përkatësisht nenin 14, i cili e kufizon imunitetin.

Sipas këtij neni, një anëtari i KE-së nuk mund të ndiqet penalisht apo me padi civile si dhe të merret në pyetje për ato çka ai ka deklaruar, apo ka votuar në Këshill.

Rrjedhimisht, pjesa kufizuese bie në punën që Marty ka bërë si raportues special i KE-së.

Mobi Casa

Dick Marty, ish-senator i Zvicrës dhe asamblist në Këshillin e Evropës, kishte përpiluar një raport special ku ngre dyshime lidhur me trafikimin e organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në Shqipëri, në kohën e luftës në Kosovë.

Përmes raportit të tij, Marty kishte akuzuar UÇK-në dhe udhëheqës të saj se kishin trafikuar njerëz dhe kryer transplante organesh në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri.

Edhe anëtari i kolegjit të gjyqtarëve, Dean Pinales, deklaroi se kolegji e ka të qartë se Këshilli i Evropës ka kthyer një përgjigje negative dhe se nuk i ka lënë mundësi tjetër gjykatës. Nga ana tjetër, ai theksoi se në përmbajtjen e përgjigjes nuk është përmendur fare neni 19, i cili e lejon heqjen e imunitetit.

Seanca e sotme në Rastin Medicus ka vazhduar me marrjen të tre dëshmitarëve. Seanca e radhës në këtë çështje është caktuar me datën 3 shtator.(gazetajnk)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.