Kë e quan të çmendur Valon Behrami?

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Napoli po interesohet për mesfushorin e Hamburgut, Tolgay Arslan dhe për kompletimin e transferimit po ‘investon’ edhe Valon Behrami.

Mesfushori kosovar që tani mbron ngjyrat e Hamburgut, i ka treguar Arslanit shumë gjëra për Napolin, duke u ndalur me theks të veçantë te tifozëria napolitane, të cilën e quan të çmendur.

Mobi Casa

Kështu ka thënë Arslan për ‘Tuttomercatoweb’, por duke theksuar se skuadra e preferuar e tij në Itali është Interi.

“Behrami më foli për Napolin shumë. Ai më tregoi se Napoli është një klub i madh, një qytet shumë i bukur dhe mbi të gjitha, ka tifozë që janë të çmendur. Megjithatë, skuadra ime e zemrës në Itali është Interi”, ka deklaruar Arslan.