Fundamenti

Kë e quan Pacolli: Elefant, kuaj deve e gomar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se ka shumë njerëz që e pyesin se çfarë ka bërë ai gjatë kohës sa ka qenë zëvendëskryeministër, dhe se çfarë ka bërë ai gjatë kësaj kohe për ekonomine e Kosovës.

Lidhur me këtë, ai ka dhënë një përgjigje të veçantë, duke e ndërlidhur me një mesele të vjetër afrikane.
Ja përgjigja e plotë e Pacollit:

Ka shumë njerëz që shpesh herë më shkruajnë e më pyesin:

“Çfarë bëre ti për ekonominë e Kosovës sa ishe në qeveri? Ke qenë zëvendëskryeministër dhe partia jote ishte pjesë e qeverisjes”?
Këtyre njerëzve do i përgjigjem me një mesele të vjetër afrikane që e kisha dëgjuar atje dhe i përshtatet shumë stories time në këtë rast.

ARKATANA

Në një karvan që ecte në shkretëtirë, kishte kafshë të ndryshme (elefant,deve,kuaj ,gomar etj) të ngarkuara me njerëz dhe mallra. Prijsi i karvanit i kishte hipur një kali e ishte radhitur i dyti në rresht, pas…….(dikujt tjetër) Prijsi i karvanit donte të mbërrinte shpejt në oazin më të afërt dhe e rrahte kalin duke i thënë: ec më shpejt, ec më shpejt!

Kali i tha: nëse do të ecësh shpejt, mos e lerë këtë (……)para meje t’i prijë karvanit! Më ler mua në krye dhe do shohësh sa shpejt do ecim!!
Unë nuk isha ai që kryesoja karvanin e u dashtë shumë që të duroj deri te përfundimi i mandatit që për mua ishte shumë i veshtirë!
Mua më kërkoni llogari vetëm për një gjë!Pse nuk dola nga qeverija, dmth nga karvani?

Unë kam mund ta bëjë këtë, por nuk kam mund të marrë mbi vete pergjegjësinë që për shkak timin Kosova të shkojë në zgjedhje dhe të ndërpritet faza e shtetndërtimit që Kosovës do ti kushtonte shumë.

Jemi dëshmitarë të bllokadës politike të verës së kaluar!! Kur e ndërprenë mandatin tim presidencial, mund ta kisha bërë unë bllokadën, por nuk e bëra!
Përgjegjësi për ekonominë më kërkoni, por nëse do i prija unë karvanit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.