KDNJ: Dacic mundë ta ndërrojë shtëpinë e vehtë me këdo, por jo Preshevën !

Pas deklaratave të fundit të kryeministrit serb Ivica Dacic,se Prishtina dhe Beogradi më mirë do ishte sikur të pajtoheshin për këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës kanë reaguar dhe aktivistët e shoqërisë civile ne Preshevë.
Valon Arifi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Presheve lidhur me mos pranimin e marrëveshjes së Brukselit mes kryeministrit Dacic dhe atij Thaçi është shprehur – “ Serbia edhe me tej po vazhdon me politikën e së shkuarës, sot 12 vite pas, kryeministri Dacic dhe qytetarët serb të Serbisë nuk po e pranojnë faktin se Kosova tashmë është Republikë sovrane dhe nuk ka asgjë të përbashkët më Serbinë, pos aspiratës së njëjtë për anëtarësim në Bashkësinë Evropiane.
Mos nënshkrimi i marrëveshjes së fundit, Serbisë po dhe qytetarëve të Republikës së Serbisë do t`i kushtoj shtrenjtë” është deklaruar Arifi.
“Ivica Dacic mundë të shkëmbej shtëpinë e tij më këdo që ai ka dëshirë, por ndërrimi i territoreve shqiptare, Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës nuk do mundë të jene pjesë e retorikës së tij për përfitime elektorale, Presheva po dhe Veriu i Kosovës , janë territore të qytetarëve që jetojnë në to, andaj Dacic do duhej fokusuar për të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Serbisë, larg pretendimeve të tija personale që nuk i shërbejnë të ardhmes së përbashkët mes popujve në Ballkan” theksojnë aktivistët e KDNJ’s pas deklarimeve të Ivica Dacicit për këmbim territoresh.
“Kosova dhe Serbia tashme janë dy shtete fqinje, andaj çdo marrëveshje mes tyre do vije vetëm pasi Kosova dhe Serbia ta kenë njohur njëra tjetrën si shtete sovrane. Në të njëjtin kontest edhe kryeministri Dacic po dhe ai Thaçi nuk duhet ta tejkalojnë idenë se Kosova vite pas mundë të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, dhe çdo lloj aspirate tjetër është vetëm humbje kohe për të dyja palët” përfundon aktivisti i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Valon Arifi ./Titulli.com/