KDI: Presidentja të mos emëroj Hamzën për Guvernator të BQK-së

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shprehë shqetësim të thellë ndaj vendimeve të fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vendosjen e anëtarëve me libreza partiake në krye të institucioneve të pavarura dhe shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
“Zgjedhja e sotshme e z. Bedri Hamza për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës është në kundërshtim të plotë me nenin 140 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili shprehimisht thotë se: ‘Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës’”, thekson KDI-ja.
Po ashtu ky institut thekson se duke ditur që z.Hamza për një kohë të gjatë është anëtar dhe faktorë i rëndësishëm i Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhja e tij për Guvernator të Bankës Qendrore cenon kushtetutshmërinë dhe konceptin themelor të institucioneve të pavarura. “Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ngjashëm vepruan edhe para disa javëve, kur zgjodhën anëtarin e Këshillit të përgjithshëm të PDK-së, z. Blerim Rexha, për Kryesues të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”.
KDI vlerëson se një qasje e tillë e politizimit dhe partizimit të institucioneve të pavarura mbi baza klienteliste, cenon rënd funksionalitetin e shtetit të së drejtës dhe ndërtimin e një demokracie funksionale. /Telegrafi/