Mobi Casa

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në ambientet e Prokurorisë Speciale në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.

Sipas KDI-së, ky veprim minon parimin e sundimit të ligjit dhe barazisë para tij, duke krijuar përshtypjen se zyrtarët e lartë mund të shmangen nga detyrimet ligjore.

Organizata thekson se insistimi i Kryeministrit që dëshmia e tij të zhvillohet në zyrën e tij dhe jo në Prokurori përbën precedent të rrezikshëm dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.

UBT

“Sundimi i ligjit nënkupton se askush, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk gëzon trajtim të veçantë përballë institucioneve të drejtësisë. Nëse kreu i Qeverisë mund t’i shmanget thirrjeve të Prokurorisë, atëherë ky veprim mund të legjitimojë një praktikë të tillë edhe për zyrtarët e tjerë publikë apo qytetarët e zakonshëm,” thuhet në reagimin e KDI-së.

Instituti thekson se në një demokraci funksionale, udhëheqësit institucionalë duhet të japin shembullin më të mirë në respektimin e ligjit.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Kurti që të paraqitet pa kushte në Prokurorinë Speciale, duke vlerësuar se ky veprim do të forconte besimin e publikut në institucione dhe do të tregonte se askush nuk është mbi ligjin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.