United Hospital

KBN: Prioritet mbetet bashkëpunimi me komunat e trekëndëshit ndërkufitar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka miratuar raportin e punës 10-mujore të këtij viti, të cilin e ka prezantuar kryesuesi i kësaj trupe komunale, Kushtrim Kadriu. Ai ka thënë se KBN i ka zhvilluar aktivitetet e veta sipas planit dhe përgjegjësive që ka me rregulloren komunale.

Kadriu ka nënvizuar një seri takimesh të cilat janë mbajtur gjatë kësaj periudhe, ku janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit me komunat e Kosovës Lindore, problemet e të dëbuarve si dhe bashkëpunimi me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Komiteti ka diskutuar edhe për planin e punës për vitin e ardhshëm dhe si prioritete i ka caktuar vizitat në komunat e brezit kufitar, gjatë muajve të ardhshëm.

Uji Dea

“Këto vizita janë të nevojshme për krijimin e urave ndërlidhëse mes Gjilanit dhe komunave të trekëndëshit Gjilan-Bujanoc-Kumanovë”, ka thënë Kadriu.

Njëherësh, në këtë takim, KBN ka miratuar edhe raportin e punës së Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.