Eko Higjiena

KBI shtron iftar dedikuar familjeve me jetimë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, organizoi sonte një iftar në restorant “Astoria”, dedikuar familjeve me jetimë nga komuna e Gjilanit.

Në këtë iftar morën pjesë edhe mysafirë nga fondacioni Barakah Charity, si dhe një bashkatdhetar nga Zvicra, i cili kontribuoi me ndihmë materiale për secilën familje pjesëmarrëse.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit, vlerat e solidaritetit dhe bamirësisë, si dhe rëndësinë e ditëve të fundit të agjërimit në përgatitje për festën e Fitër-Bajramit.

Hidromorava

Në përfundim të këtij organizimi humanitar, çdo familje përfituese mori nga një ndihmë materiale, si dhe nga një pako ushqimore nga “Sofra e Ramazanit”, me qëllim që të lehtësohet përgatitja për festën e Fitër-Bajramit.

Ky aktivitet është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Bashkësisë Islame dhe organizatave bamirëse për të qëndruar pranë familjeve në nevojë, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.