ARKATANA

KBI organizoi “Duanë e Haxhinjve” të Komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë islame në Gjilan ka organizuar “Duanë e Haxhinjve” të Komunës së Gjilanit për këtë vit. Ky event u mbajt në sallën e sporteve “Bashkim Selishta “ në Gjilan, në praninë e strukturave udhëheqëse të KBI-së dhe shumë familjarëve të haxhinjve të cilët kishin ardhur për t’u përshëndetur para nisjes për në vendet e shenjta (Mekke dhe Medine) në Arabinë Saudite.

Kryetari i Këshillit të KBI-së, Naim Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku foli për rëndësinë e haxhit si një nga bazamentet kryesore të fesë islame. Pastaj, kryeimami i KBI-së, Ilaz Mustafa, lexoi duanë kryesore para nisjes për haxh e më pas sekretari i KBI-së, Agim Hyseni, lexoi një nga një emrat e haxhinjve të sivjetëm.

Fundamenti

Numri i haxhinjve nga Komuna e Gjilanit është 152. Këta do të jenë të ndarë nëpër grupe me nga 30 haxhinj, e do të udhëhiqen nga Naim Aliu, Mustafë Hajdari, Ilmi Krasniqi, Fidan Xhelili dhe Januz Leka ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.