RCCOLA

KBI në Gjilan mbajti takimin vjetor me mërgimtarë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, u mbajt takimi tashmë tradicional vjetor me mërgimtarët.

Në fjalën përshëndetëse të krye imamit Iljas Efendi Mustafa, për ardhjen e mërgimtarëve në këtë takim, ata i njoftoi dhe poashtu falënderoi për prezencën e tij në këtë takim krye imamin e Kosovës, Vedat efendi Sahitin.

Siç edhe praktikohet në këso raste, në çdo fillim pasi u lexuan disa ajete Kuranore nga Jonuz efendi Leka, fjala iu dhe kryetarit të KBI të Gjilanit, përkatësisht nikoqirit të këtij takimi z. Naim efendi Aliut : “Jam i nderuar dhe shumë i respektuar që sot jam me ju, dhe me ju falënderua që sot për të na nderuar ju jeni nda nga familja. Jemi të nderuar që jemi sot së bashku me ju. Në emër të KBI ju përshëndes edhe për kontributin që keni dhënë për Bashkësinë Islame të Gjilanit.” Në vazhdim kryetari Aliu i njoftoi mërgimtarët për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, të cilën e cilësoi ndër më të suksesshmet në Republikën e Kosovës.

“Nga 17 xhami sa kishte Këshilli Bashkësisë Islame pas mbarimit të Luftës, numri i tyre ka arrite në 47, çka do të thotë se rritja e numri të xhamive është për çdo lakmi. Përveç që janë ndërtuar xhami e reja, janë rinovuar të gjitha xhamitë, e komunës, përveç asaj “Atik”. Tutje duke ju falënderuar mërgimtarëve, efendi Aliu, tha se asnjë projekt nuk është menduar, as realizuar pe ndihmën e juaj të respektuar mërgimtarë.

Uji Dea

Takimin në emër të mërgimtarëve e përshëndeti, zoti Rexhep Gërgurovci pasi falënderoi për pritjen dhe takimin e organizuar, premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja e mërgimtarëve me KBI të Gjilanit, nuk do të mungoj as në të ardhmen.

Ndërsa në emër të bashkësisë islam të Kosovës mërgimtarët i përshëndet krye imami i R. së Kosovës Vedat efendi Sahiti, ku ndër të tjera dhe një lajm të mirë në lidhje me renovimin e xhamisë “Atik”, së vetmes të pa rinovuar, që do të rinovohet në këtë vit.

Në fund mërgimtarëve iu nda nga një libër i botuar nga KBI dhe numri i fundit i revistës Dituria Islame.