Eko Higjiena

KBGJ kërkon që Shukrije Ramadani të shpallet “Qytetare nderi” e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Listës së personaliteteve të nderuara nga Komuna e Gjilanit me titullin “Qytetar nderi”, që së fundi iu dha presidentit Bujar Nishani, së shpejti mund t`i shtohet edhe Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani.

Komiteti për Barazi Gjinore në Gjilan i ka rekomanduar të martën Kuvendit Komunal të këtushëm që t`i nis procedurat për shpalljen e zonjës Ramadani “ Qytetare nderi”, në kuadër të ditës së çlirimit të Gjilanit, që shënohet më 15 qershor.

Propozimi është bërë nga Xhylshene Berisha, kryesuese e Komitetit për Barazi Gjinore dhe është përkrahur edhe nga anëtarët tjerë të kësaj trupe komunale.

Shukrije Ramadani është treguar një veprimtare e palodhshme në të gjitha përpjekjet për lirinë, pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, ka thënë Berisha.

ARKATANA

Përndryshe, KBGJ ka diskutuar edhe rreth përgatitjeve për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, çështje kjo për të cilën, siç ka thënë Berisha, flitet shumë në Kosovë, por në praktikë ende nuk është bërë ajo që duhet.

Buxhetimi gjinor nuk nënkupton ndarje të veçantë të buxhetit për gratë, por do të thotë përfshirje e kërkesave dhe nevojave të grave në planin dhe kornizën buxhetore.
“Si KBGJ kërkojmë nga Komuna e Gjilanit që në hartimin e politikave buxhetore, qoftë tani në rishikim të buxhetit, apo përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore, të përfshihet edhe zyrtarja për barazi gjinore, në mënyrë që të respektohet planifikimi i përgjegjshëm buxhetor”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, Sadete Osmani nga OSBE-ja në Gjilan, ka thënë se shembull për respektimin e buxhetimit gjinor në Kosovë, tani për tani është vetëm Kamenica. Edhe Gjilani, sipas saj, ka filluar të hyjë në këtë proces, por ende nuk ka bërë mjaftueshëm, ndërkaq te Komunat tjera, trendi i lëvizjes në këtë drejtim, ende është shumë i ultë, ka thënë ajo.

Përndryshe, sa i përket pronës dhe trashëgimisë, Berisha ka thënë se KBGJ planifikon organizmin e një konference, në bashkëpunim me organizatën “Agro-eko”, për të inkurajuar ndarjen e drejtë të pronës ndërmjet djemve dhe vajzave në një familje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.