ARKATANA

KB “Vllaznimi” kafshatë e lehtë për vashat Gjilanase!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Klubi i basketbollit “Drita” (femrat), pas fitores në derbin kundër KB “Bashkimi” në Prizren, javën e kaluar, edhe këtë të diele ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Vllaznimit të Gjakovës.

Afrim Selimi, kryetrajner tha se “viktimë” e radhës pra ishin basketbollistet gjakovare, ku ekipi i Dritës i shkatërroi si me lojë ashtu edhe me rezultat.

Në takimin që u zhvillua në Palestrën e sporteve “Bashkim Selishta -Petriti ” Drita mundi Vllaznimin me rezultat tepër të thellë 94-29.

Me lojë tepër të mirë u dalluan lojtaret: Gentiana Ismajli me 17 pikë, Erika Nuhiu me 21 pikë dhe Lenda Ramadani me 14 pikë por duhet vlerësuar edhe kontributin e lojtareve tjera

Uji Dea

Kryetrajneri Selimi tha se me këto dy fitore radhazi KB”Drita” këtë vit shfaq pretendimin për pjesëmarrje në finale të play-offit, e pse jo edhe ta fitoj titullin

Pasi qe dihet se titulli edhe është synim i gjilanaseve për këtë vit dhe jemi të përgatitur maksimalisht si dhe gjate ditëve ne vijim do njoftojmë sportdashësit edhe me dy përforcimet e radhës për të qenë sa më këmbëngulës për titullin e kampionit.

“Presim të kemi një ekip edhe më të fortë dhe të kompletuar sidomos në pozitën e qendrës” tha Selimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.