Mobi Casa

Kauza kundër duhanit e çon në Kilimanxharo

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

U ngjit në 5895 metra lartësi. Këtë radhë, “prekja” e majës së Kilimanxharos në Afrikë, ishte një motiv shtesë për inxhinierin Arben Lila. Me pasionin e një bjeshkatari, ai i ka vënë vetes për mision një punë jo edhe aq të lehtë, sfidimin e duhanxhinjve dhe pirjes së duhanit në vendet e ndaluara.

Ka gjetur një rrugë të sigurt. Jo si bashkëshort i zëvendëskryeministres së Kosovës Mimoza Kusari-Lila, por si një aktivist i Shoqatës për Zhvillim dhe Avokim (KADC), që ka punuar me muaj të tërë për hartimin e Projektligjit për Kontrollin e Duhanit.

RCCOLA

Ligji ka kaluar në Kuvend, një javë më parë. Sipas Lilës, deputetët kanë tejkaluar orientimet partiake, për ta votuar një Ligj, që është ndër më të avancuarit në rajon. Ishin dy amendamente, për të cilat u bë shumë zhurmë në Kuvend. Ai për reklamimin e duhanit dhe tjetri amendament, për ndalimin e pirjes 100 për qind të duhanit në ambientet publike (Tribuna).