FIDANISHTJA

Katundi digjet plaka krihet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Durim Kadriu – Ka rreth gjashtë muaj që qyteti i Gjilanit ballafaqohet me mungesë të ujit si asnjëherë më parë, kurse kryetari i Gjilanit organizon “ gala” mbrëmje për të ndihmuar Shqipërinë. Jo se jam kundër ndihmesës së Shqipërisë, mos e bëftë Zoti, por të merresh me Shqipërinë kur në qytet ka ujë një orë në dy ditë, kjo me të vërtetë është e papranueshme.

Kjo më shumë më kujton atë sekuencën në filmin “No man’s land”, kur një luftëtarë boshnjak teksa po lexonte gazetën në një istikam thoshte: “ …uh da je vidiš sranje u Ruandi!” Ne në Gjilan nuk kemi pikë uji, a këndej komuna organizon gala mbrëmje për Shqipërinë. Çfarë absurdi! Organizoni gala mbrëmje për Gjilanin o të uruar, angazhoni ekspertë e bëni një plan afatgjatë për zgjidhjen e problemit të ujit.

ARKATANA

A është e mundur që disi Liqenin e Livoçit ta fusni në funksion? A ju ka shkuar ndonjëherë mendja që të pyllëzoni hapësira të caktuara apo të pyllëzoni malet e prera egërsisht, kur dihet se mungesa e maleve sjell edhe mungesën e të reshurave? Lene Shqipërinë se ajo falë Zotit u ndihmua mjaftë mirë me milionat e Katarit, Kuvajtit, Arabisë Saudite, Turqisë, Begjetit etj. Leni këto fore të lodhta e demode. Leni restorantet e kafenetë e kthejuni zyreve. Lene “Bunarin e Përlepnicës” e merruni me “Liqenin e Përlepnicës”. Leje Prishtinën e Tiranën, po ktheji “antenat” kah Gjilani. Silluni si kryetar i një qyteti të Kosovës e jo si kryetar i OKB- së. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.