Katërgolëshit shqiptarë
Golat “made in albanian” vetëm po shpeshtohen javëve të fundit. Madje, të dielën Shkëlzen Gashi realizoi katër herë për Grasshopersin, në fitoren 5:0 të skuadrës së tij ndaj Young Boysit. Mesfushori me tipare sulmuese kryeson emëroren e shënuesve në elitën e futbollit zviceran.
“Nuk e di nëse kam bërë ndonjëherë tjetër katër gola në një ndeshje. Jam i lumtur që realizova kaq gola dhe që i ndihmova skuadrës”, iu përgjigj ai mediave në Zvicër.
Madje, ish-i i Zvicrës, Turkilmyaz ia bëri me dije Përfaqësueses Helvetike se ka humbur një thesar, pasi Gashi tani është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
Lojtari tani është vërshuar nga ofertat, dhe Borussia Monchengladbach është vënë e para për të siguruar shërbimet e tij…(Tribuna – Arena)


