Katër vite burg për sulmuesit e zyrtarit pyjor të Kosovës

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve Shkodran Baftiu, Nexhmi Baftiu dhe Skender Baftiu. Të akuzuarit në fjalë shqiptar të Republikës së Kosovës, me datë 01.09.2016 në fshatin Zhegovc të Komunës së Gjilanit, kanë pasur një mosmarrëveshje me të dëmtuarin Sadik Qerimi. zyrtar në Agjencionit Pyjor të Kosovës, më pas nën kërcënimin e armës, i akuzuari Shkodran Baftiu godet disa herë në kokë të dëmtuarin, ndërkohë edhe dy të akuzuarit e tjerë godasin me mjete të fort në trupin e të dëmtuarit, me çka ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku është dashur të marr ndihmën mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me këto veprime i akuzuari Shkodran Baftiu dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Për këto dy vepra trupi gjykues ka shpall aktgjykim dënues, duke e dënuar me dy (2) vite burgim dhe gjobë 500 (pesëqind) Euro.
Të akuzuarit Nexhmi Baftiu dhe Skender Baftiu për veprën penale lëndim i rëndë trupor, trupi gjykues ka shqiptuar dënim prej një (1) viti burgim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Gjykatës Sabit Shkodra./rajonipress/